Nisja e një biznesi është emocionuese dhe e frikshme.
Unë kam nisur shumë biznese, në përvojën time, është sikur të vozitësh përmes një mjegulle kur jeni në gjendje të shihni shumë pak, nuk e dini se çfarë keni përpara. Mirëpo, sa më shumë që kaloni kohë në ndërmarrësi, aq më mirë mund të kaloni përmes asaj mjegulle.
Përderisa kam vozitur nëpër mjegull për mbi një dekadë tani, mendova të ju tregoj 15 mësimet më të mëdha të cilat i kam mësuar gjatë dekadës së kaluar rreth ndërtimit dhe rritjes së bizneseve. Merrni në konsideratë këto këshilla, gjëra të cilat do të dëshiroja t’i dija kur isha i ri dhe budalla.
Mos ua vini veshin shumë statistikave
Njerëzit kanë dëshirë të ofrojnë statistikat se 95 për qind e bizneseve dështojnë. Mos i dëgjoni ata, është një arsyetim që të ju bëjnë të ndiheni rehat duke u dorëzuar. Nëse ai numër është i saktë, është sepse shumica e njerëzve nuk përkushtohen, ata nuk shkojnë deri në fund ose nuk menaxhojnë mirë paratë e tyre.
Bëni diçka e cila ju pëlqen
Mos nisni diçka të cilën nuk do të dëshironi t’a bëni brenda pesë vitesh. Sepse nëse arrini sukses, ju ende do t’a bëni këtë pas pesë vitesh.
Ju nuk do të dini gjithçka
Në fakt, ju me siguri nuk dini asgjë kur filloni. Por filloni megjithatë. Kur hyra së pari në investimet e pasurive të patundshme, nuk kisha ide se si të bleja një pronë, të lëshoja me qira një shtëpi ose të dëboja banorët. I kuptova të gjitha përmes punës. Edhe juve do ju ndodhë kështu.
Përfundoni atë që nisni
Pothuajse çdo ndërmarrës të cilin e njoh vuan nga i njëjti mallkim: ne kemi dëshirë të nisim gjërat më shumë se sa kemi dëshirë t’i përfundojmë ato. Me fjalë tjera, nëse jeni ndërmarrës i mirë, ju do të keni plot ide të mrekullueshme. Shumica prej tyre me siguri do të kenë sukses dhe ju do të fitoni shumë para. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i ndiqni ato. Zgjedhni një dhe vazhdoni me të deri sa të ju bëjë mjaftueshëm të pasur për të blerë një ishull privat.
Asnjëherë mos u bëni partner me dikë sepse është e përshtatshme
Bëhuni partner me dikë sepse ju bën më të fuqishëm. Partneri i gabuar do ju çmendë, do ju bëjë të urreni punën tuaj dhe do të përfundojë duke shkaktuar më shumë probleme se sa zgjidhin.
Ju nuk do të dini të menaxhoni njerëzit
Është në rregull, të gjithëve na ndodh në fillim. Mirëpo, kjo është një detyrë në të cilën duhet të përmirësoheni. Punësoni një asistent tani, edhe nëse është virtual për 3 dollarë në orë. Do ju japë trajnim të mrekullueshëm rreth menaxhimit.
Media sociale nuk është aq e rëndësishme
Ne vetëm pretendojmë që është që të mund të shikojmë fotografi të maceve në Facebook.
Ndaloni së dizajnuari karta të biznesit, logo dhe plane biznesi
Ato nuk kanë rëndësi për momentin. Ndërtoni biznesin tuaj dhe ndaloni së bëri atë punë të zënë e cila ju bën të ndiheni sikur po arritni diçka.
Ka dallim të madh në mes të dedikimit dhe fiksimit
Ju duhet të kaloni atë vijë vazhdimisht, që askush të mos ju thotë se jeni shumë të fiksuar me idenë tuaj. Unë jam tërësisht i fiksuar në investimin e pasurive të patundshme, dhe është në rregull. Me çfarë jeni të fiksuar ju?
Mos lini punën tuaj shumë shpejt
Po, ju do të keni më shumë kohë për të ndërtuar biznesin tuaj, por le të jemi të sinqertë: ka 168 orë në javë, vetëm 40 konsumohen nga puna juaj dhe 50 tjera nga gjumi. Ju
keni shumë kohë nëse do të merreshit vetëm me biznesin tuaj dhe jo me Netflix. Por mos u frikësoni të lini punën tuaj nëse mund t’a përballoni.
Fokusohuni në detyrat tuaja më të paguarat
Ndani detyrat tuaja dhe vendosni se cilat janë detyrat tuaja ‘’10 dollarë për orë’’ dhe cilat janë ‘’1,000 dollarë për orë’’. Fokusohuni më shumë në detyrat ‘’1,000 në orë’’ dhe më pak në ato ‘’10 dollarë në orë’’.
Bashkëshortja dhe fëmijët tuaj janë më të rëndësishëm se biznesi juaj
Asnjëherë mos e harroni këtë.
Lexoni shumë
Nëse nuk keni kohë, dëgjoni libra me audio. Dhe jo vetëm libra biznesi. Lexoni libra motivues, libra vetë-ndihmues, libra suksesi, biografi etj.
Zgjohuni më herët
Po, ju mundeni dhe duhet ta bëni këtë. Nuk më intereson nëse nuk jeni person mëngjesi. Ky është një arsyetim që njerëzit përtacë e përdorin.
Mos u brengosni për financat
Fokusohuni në ndërtimin e një biznesi të jashtëzakonshëm që njerëzit të dëshirojnë të japin paratë e tyre.
Sikur vozitja në një natë të errët me mjegull, ndërmarrësia mund të jetë pak e frikshme. Por me shpresë që njëra prej këshillave më lartë do ju ndihmojë të kaloni mjegullën më lehtë me më shumë vetëbesim. Nëse vetëm sa keni filluar me biznesin tuaj, mbani në mend këtë: vazhdoni të vozisni nëpër mjegull. Në të ardhmen do t’i falënderoheni vetes.