15 kosovarë helmohen në Durrës

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 20:38 | Nga

Një grup pushuesish prej 15 personash nga Kosova është helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Pushuesit aktualisht ndodhen në Spitalin Civil të Durrësit, ku po trajtohen nga ana mjekësore.Sipas pushuesve, ata kanë ngrënë drekë në lokal dhe më pas janë ndjerë keq, duke pasur probleme gastro internale.

Pas kësaj, Agjencia Kontrolluese e Ushqimit (AKU) ka kontrolluar restorantin dhe ka vendosur ta bllokojë atë deri në përgjigjen e analizave të produkteve ushqimore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme