Prishtinë: Helmohen pesë nxënës me tostet e byfesë së shkollës

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Pesë  nxënës të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë janë helmuar të enjten pas ngrënies së ushqimit dhe janë shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK me simptoma të vjelljes, barkqitje, temperaturë dhe kokëdhembje.

Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj – Berisha, deklaroi se sipas analizave dhe anamnezës së deritanishme, del që fëmijët janë helmuar nga tostet të cilat i kanë ngrënë brenda bufesë së shkollës. Ato ishin me përbërje të përshutës, pulës dhe sosit.

Gjendja e katër fëmijëve është stabile, ndërkaq njëri prej tyre është ende në gjendje të rëndë.

Prindërit e nxënësve të kësaj shkollë po thonë se janë edhe raste tjera të helmimeve të asaj ditë, por se fëmijët e tyre i kanë trajtuar nëpër qendrat e mjekësisë familjare.

Ndërjaq bëhet e ditur se Ministria e Shëndetësisë e ka dërguar inspektoratin sanitar për t’i verifikuar rrethanat në të cilat ndodhi ky helmim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme