15 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 15. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.467 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.806 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.269 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,806 persona.

Të ngjashme