151 të vdekur nga përmbytja e tragetit në Tanzani, arrestohet kapiteni

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 14:43 | Nga

Kapiteni i tragetit që solli tragjedinë me më së paku 151 njerëz në Tanzani është arrestuar, ka njoftuar presidenti tanzanian John Magufuli me frikën se numri i viktimave është në rritje.

Të premten, Maugufuli gjithashtu urdhëroi arrestimin e të gjithëve që ishin përgjegjës për tragetin, njofton Klan Kosova.

Tragjedia ndodhi në afërsi të ishullit Ukerewe, në liqenin Viktoria që është më i madhi në Afrikë.

Shkaku i aksidentit nuk ishte menjëherë i qartë, por sipas hetimeve paraprake, mbingarkesa ishte ajo që solli këtë fatkeqësi.

Kapaciteti i anijes thuhet se ishte 100, por televizioni shtetëror duke cituar dëshmitarët, raportoi se më shumë se 200 njerëz ishin në bord të tragetit.

Dyzet persona deri më tani kanë mbijetuar, ndërkaq shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë zero dhe Magufuli tha se priste që numri i të vdekurve të rritet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme