16 raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Prishtinë | 18 Qer 2022 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 198 personave të dyshuar si të infektuar.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 101.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 50 persona.

Numri i dozave të administruara të vaksinave anti-COVID në Kosovë që nga fillimi i vaksinimit në mars të vitit 2021 është 1.830.149.

Të ngjashme