Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin me numër PKR.nr.128/18 kundër të akuzuarit L.P.
I akuzuari L.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim unik në kohëzgjatje prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vite 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Lexo edhe: Theret me thikë një 17 vjeçar në Prishtinë
“I akuzuari L.P me dt. 09.12.2017, rreth orës 19.00, në Prishtinë me dashje kishte privuar nga jeta të miturin- tani të ndjerin SH.P në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje në mes tyre ishin fjalosur dhe kishin filluar ta godasin me grushte njëri tjetrin, ndërsa më vonë i akuzuari L.P e thërret përsëri tani të ndjerin SH.P që të takohen dhe në atë moment e kishte goditur katër herë me thikë, ku më pas i ndjeri pas plagëve që kishte marr nuk arrin të mbijetojë dhe ndërron jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës