161 specialistë nënshkruajnë kontratat – Zemaj: Asnjë mjekë s’do të mbetet i papunë

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 15:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

161 specialistë kanë nënshkruan kontratat, pas përfundimit të konkursit dhe kalimit të të gjitha procedurave ligjore për fillimin e punës në institucionet shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që ka marrë pjesë në këtë ceremoni, tha se askujt nuk do t’i mohohet e drejta e avancimit dhe se asnjë mjekë nuk do të mbetet i papunë.

“Jemi me specialistët e punësuar dhe që nga ky moment dhe asnjë mjek i papunë nuk guxon të jetë ne Kosovë”.

“Unë besoj në punën e tyre dhe profesionalizmin e tyre dhe shprehsh që do të jetë imput i fuqishëm dhe ne po e përmbushim një obligim”.

Drejtori i ShSKUK-së Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga specialistët që të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve, raporton EO.

“Është një ditë e mirë për të gjithë kjo u bë falë angazhimit të ministrit që ndihmuan procesin e rekrutimit të specialistëve”.

“Krahas menaxhimit të pandemisë ne kemi arritur të fusim edhe shërbime të reja shëndetësore, ne presim nga specialistët e rinj që të japin kontributin e tyre”.

Specialisti i Urologjisë Bashkim Gllareva, pati fjalë të mira për Zemaj, duke e cilësuar si ministrin më të mirë që pengoi ikjen e mjekëve nga Kosova.

“Ju do të mbeteni një nga ministrat më të suksesshëm, dhe keni ndal ikjen e mjekëve nga Kosova”.

Të ngjashme