Interi është duke i vazhduar bisedimet me Paris Saint-Germainin për Serge Aurier, mirëpo ka konkurrencën e Tottenham Hotspur.
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka qenë shënjestër e shumë klubeve, duke përfshirë edhe Juventusin, Barcelonën dhe Manchester Unitedin.
Ndërsa Le Parisien shkruan se të gjitha klubet janë tërhequr dhe aktualisht 24-vjeçari kërkohet vetëm nga Nerazzurrët dhe Spursat.
PSG kërkon 25 milionë euro për Aurier, ndërsa dy klubet që e kërkojnë hezitojnë ta paguajnë këtë shumë.
Sipas Corriere dello Sport, Interi është duke ua angazhuar përmes ndërmjetësit Vincenzo Morabito për të kontaktuar me lojtarin.
Për më shumë, PSG është duke e kërkuar Joao Marion dhe mund të arrihet edhe ndonjë marrëveshje shkëmbimi.