163 palestinezë dhe gjashtë policë izraelitë plagosen në trazirat në xhaminë Al-Aksa

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 163 palestinezë dhe gjashtë oficerë policie izraelitë janë lënduar në përleshjet në Jerusalem, thanë mjekët palestinezë dhe policia izraelite.

Shumica e tyre u plagos në xhaminë Al-Aksa, ku policia izraelite gjuajti plumba gome dhe granata gazi derisa palestinezët hidhnin gurë dhe shishe.

Tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve janë rritur për shkak të dëbimit të mundshëm nga shtëpitë e tyre të palestinezëve nga ardhacakët hebrenj.

Gjysmëhëna e Kuqe ka aktivizuar një spital të hapur për të trajtuar të plagosurit.

Kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit është një nga vendet më të respektuara të Islamit, por është gjithashtu një vend i shenjtë hebre, i njohur si Mali i Tempullit, shkruan BBC.

Vendi është shpesh vatër e dhunës, e cila shpërtheu sërish të premten në mbrëmje pasi mijëra besimtarë myslimanë ishin mbledhur aty për të falur të premten e fundit të Ramazanit.

Policia izraelite tha se ata kishin përdorur forcë për të “rivendosur rendin” për shkak të “trazirave të mijëra besimtarëve” pas lutjeve të mbrëmjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme