Për shkak të gjendjes alarmante të hapjes së sëmundjes gungore të lëkurës të gjedhit në Deçan, Drejtoria Komunale e Bujqësisë ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm ku merrnin pjesë dhe kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj; veterinari Besjan Canhasi; inspektori komunal i veterinës, Valon Hoxhaj; Jashar Hulaj, shef i Inspeksionit; Bajram Çeku nga Zyra Komunale e Bujqësisë; Isuf Thaçi, teknik veterine etj.
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më shqetësimin e blegtorëve të komunës së Deçanit për sëmundjen gungore të lëkurës së gjedhit, e cila ka nisur të shfaqet para rreth dy javësh.
Zonat e prekura janë: Deçani, Lluka e Epërme ,Lumbardhi , Baballoqi,Vranoc i Vogël, Gllogjan dhe Bjeshka e Strellcit.
Me rekomandim të kryetarit të Komunës, Rasim Selmanaj, u formua shtabi emergjent për menaxhimin e kësaj situate emergjente dhe zbatimin e masave të dala nga vendimi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Detyrat e këtij shtabi emergjent të krijuar sot janë:
– Të vaksinohen të gjitha gjedhet në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit të cilat nuk janë të prekura në bashkëpunim më Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.
– Sigurimi i vaksinave të behët nga Agresioni i Ushqimit dhe Veterinës sa më par që të jetë e mundur
– Dezinfektimi dhe dezinsektimi të gjitha fermave nga zonat e prekura dhe ato të cilat nuk janë prekur deri më tani.
– Ndalimi i përkohshëm i lëvizjes dhe shitjes së kafshëve.
– Përcaktimi i zonave të mbrojtura.
– Përcaktimi i lokacionit për groposjen e kafshë të ngordhura nga kjo sëmundje.
Nga ky komision kërkohet që fermerët që kanë shqetësime të lajmërohen tek shtabi emergjent apo edhe tek drejtoria e Bujqësisë në komunë e Deçanit.