Fillon takimi konsultativ, merr pjesë edhe koalicioni LAA

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 10:15 | Nga Kaltrina Zymberi

Në Kuvendin e Kosovës, ka nisur takimi konsultativ mes përfaqësuesve të partive politike, raporton Ekonomia Online.

Edhe përkundër që kanë thënë se nuk do të jenë pjesë e takimit, koalicioni LAA ka mbërritur në sallën ku është caktuar takimi.

Pjesë e takimit është Avdullah Hoti nga LDK, Korab Sejdiu nga AKR dhe Ilir Deda nga Alternativa. Në takim kanë mbërritur edhe Enver Hoxhaj nga PDK, Pal Lekaj nga AAK e Bilall Sherifi nga Nisma, raporton EO.

Gjithashtu edhe përfaqësues të Listës Serbe. Në këtë takim do të diskutohet për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga kryesuesi Adem Mikollovci për nesër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme