Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se personat në fjalë janë ndaluar për 48 orë dhe gjashtë prej tyre janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas raportit, Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër persona në raste të ndara, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kurse, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.