Ramë Lala, rreth 17 vjeçar, është nxerrur i gjallë nga rrënojat e termetit të fuqishëm, që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.
Ramë Lala, pjesëtar i familjes Lala, banesa e të cilëve në zonën e Kënetës në Durrës u shemb plotësisht duke zënë gjithë familjarët ka arritur të shpëtojë.
Mësohet se i riu ka pyetur për të ëmën teksa është marrë me barelë dhe ka pyetur për të ëmën. “Ku është mami”, mësohet se ka thënë ai.
Mësohet se ata që kanë ndërhyrë duke e nxjerrë nga rrënojat kanë qenë një grup të forcave të ardhura nga Kosova.
Kujtojmë se nga tërmeti në Shqipëri deri tani zyrtarisht raportohet për 15 persona të vdekur dhe mbi 300 të tjerë të lënduar./GM