Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 12:52 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me aktivitete të ndryshme si, këndi i pikturës, simulimi i ndihmës së parë, aktivitete të Parkourit – Show Parkour dhe ato motoristike, po shënohet Dita Ndërkombëtare të Rinisë në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Këto aktivitete po mbahen në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës.

Të rinjtë e klubit “Atom3run”, dhanë një shfaqje para qytetarëve të cilët kalonin në shesh dhe ndaleshin për t’i shikuar ata teksa bënin akrobacione të Parkourit dhe aktivitete me motor. Sporti i Parkourit është sporti më i ri në Kosovë.

Berat Mavriqi kryetar i Federatës së Parkour-it gjithashtu edhe trajner i klubit “Atom3run” tha se për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë kanë shprehur dëshirën ta shënojnë me aktivitete të Parkourit.

“Sot për ditën ndërkombëtare të 12 gushtit kena marrë si dëshirë të Shënojmë një aktivitet të bukur me sportin Parkour, që është sporti më i ri në Kosovë. Në bashkëpunim me Ministrin e Rinis, Kulturës dhe Sportit e kemi organizuar këtë shfaqje duke ekzekutuar”, tha Berat Mavriqi.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, tha se në bashkëpunim me organizata joqeveritare po shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

“Komuna e tregon përkushtimin e saj ndaj të rinjve. Komuna e Prishtinës në bashkëpunim më organizata joqeveritare po shënon ditën ndërkombëtare të të rinjve ku përveç parkourit keni mundësi më pa edhe këndin e pikturës, kemi gjithashtu edhe aktivitete që do të mbahen te Gërmia”.

Në Sheshin Zahir Pajaziti u mbajtën edhe këto aktivitete këndi i pikturës, simulimi i ndihmës së pare ndërsa në Pishinën e Gërmisë nga ora 15:00 – 19:00, do të shënohen edhe këto aktivitete: Bianale grafike – aktivitete artistike me sprej (ngjyrë për metal), aktivitete në not për fillestarë dhe gara noti për të rinj, siguria në komunitet, ligjëratë, futboll, lojëra pa kufi dhe turneu në basketboll.

dita nderkombetare e rinise22

dita nderkombetare e rinise

Të ngjashme