Më në fund gjithçka ka përfunduar mes Elseid Hysajt dhe Napolit. më në fund presidenti Aurelio De Laurentis ka pranuar të nënshkruajë një kontratë që do të zgjerohet edhe për një tjetër vit, pra deri në 2021, me 1,4 mln euro në sezon.
Ajo parashikon një rite progresive të pagës në vijim të viteve, deri sa të prekë kuotën 2 mln euro në vitin e fundit të kontratës.
Por i gjithë ky pazar ka pasur edhe një haraç jo të vogël nga ana e shqiptarit: ai bëhet futbollisti i parë shqiptar i kombëtares me një klauzolë prej 50 mln euro për ata që do të duan ta blejnë lojtarin duke prishur kontratën me Napolin.
Pavarësisht kësaj marrëveshjeje në artikullin e ekspertit Alfredo Pedula, te “Sportitalia”, i cili thekson se ka një opsion për firmë deri në 30 qershor 2022 me një rrogë 2,5 mln euro dhe bonuse.