Murali i Nënë Terezës është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, por në një objekt tjetër, përballë atij ku u ndaluan punimet gjatë ditës së sotme, raporton Ekonomia Online.
Kjo pasi Policia me urdhër të Prokurorisë s’kishin lejuar që murali të vendosej në murin e ministrisë së Ekonomisë.
Vendosja e muralit në lokacionin fillestar ishte pezulluar me urdhër të Prokurorisw, deri në një vendim të gjykatës.
Çështja ka shkaktuar tensione gjatë ditës së sotme, ku kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarë të tjerë komunalë janë përplasur verbalisht me Policinë e Kosovës lidhur me vendosjen e muralit.
Kryetari Rama e kishte cilësuar ndërhyrjen e institucioneve si bllokim politik.