18 marsi shpallet Dita e Kujtimit ndaj viktimave në Itali

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Më 18 mars të një viti më parë, pamjet disi të zbehura të radhës së kamionëve ushtarakë të mbushur me trupat e viktimave të COVID në Bergamo, i dhanë Italisë por edhe të gjithë opinionit publik ndërkombëtar dimensionin tragjik të Covid-19.

Në 18 mars të një viti më parë, pamjet disi të zbehura të radhës së kamionëve ushtarakë të mbushur me trupat e viktimave të covid në Bergamo, i dhanë Italisë por edhe të gjithë opinionit publik ndërkombëtar dimensionin tragjik të një epidemie që do të shndërrohej shumë shpejt në pandemi, duke prekur më shumë se 120 milionë persona në botë, dhe shkaktuar mbi 2.6 milionë viktima.

Kjo datë specifike është zgjedhur zyrtarisht nga qeveria italiane si Dita e Kujtimit ndaj viktimave të koronavirusit, një datë tragjike dhe e shënuar që nga sot e tutje hyn në kalendarin zyrtar të shtetit fqinj.

Në orën 11, kryeministri Mario Draghi pritet t’i bëj vizitë pikërisht varrezave të qytetit verior të Bergamos, epiqendra e një krize shëndetësore që i ka shkaktuar vendit më shumë se 100 mijë viktima, deri më tani.

Të ngjashme