18 mijë biznese përfitojnë 5 milionë € nga komuna e Prishtinës, mediet marrin 100 mijë € të tjera

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 10:54 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë muajit nëntor Komuna e Prishtinës do të ndajnë 5 milionë euro grant për biznese të vogla dhe një fond prej 100 mijë eurosh për mediet që janë që funksionojnë në kryeqytet.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se qëllimi i ndarjes së këtyre 5 milionë eurove është mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, por jo ndërmarrjeve që kanë funksionuar gjatë pandemisë.

Tutje, ai tha se prej 42 mijë bizneseve të regjistruar në komunën e Prishtinës 19 mijë e 919 janë aktive, duke shtuar se rreth 18 mijë prej tyre do të përfitojnë nga granit prej 5 milionë euro.

Sipas tij, aplikimi dhe subvencionimi i tyre do të fillojë gjatë kësaj jave.

“Këto mjete 5 milionë euro janë të ndara në mbledhjen e jashtëzakonshme në maj të këtij viti. Qëllimi i ndarjes së këtyre 5 milionë eurove ka qenë mbështetja e mikrobizneseve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme por jo ndërmarrjeve që kanë funksionuar gjatë pandemisë”.

“Duke pasur parasysh se në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë gjithsej të regjistruara 42 mijë biznese në Komunën e Prishtinës por që ne bazohemi vetëm në ato ndërmarrje të cilat janë aktive. Prej 42 mijë bizneseve të regjistruar në komunën e Prishtinës 19 mijë e 919 janë aktive diku rreth 18 mijë biznese do të përfitojnë nga granit prej 5 milionë eurove. Ndërsa 2 000 biznese tjera që kanë funksionuar sipas udhëzimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ato nuk do të subvencionohen”.

“Aplikimi do të fillojë gjatë këtij muaji, eventualisht gjatë kësaj jave por menjëherë do të fillojë edhe subvencionimi i tyre. Ne veç e kemi të gatshëm uebfaqen në të cilën do të duhet të aplikojnë të gjitha bizneset”.

“Nuk do të shpërndahen në bazë të numrit të ndërmarrjeve, por me siguri njëra prej kritereve të do të jetë edhe numri i punëtorëve të lajmëruar gjatë regjistrimit në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Kjo vlerë nuk është shumë e madhe dhe jemi duke shqyrtuar mundësinë që të rrisim këtë vlerë për 50%, por këtë vendim duhet të marrin përmes kuvendit Komuna e Prishtinës”, shtoi Nushi.

Ndërsa, ai theksoi se kryetari i Prishtinës ka paraparë edhe një fond për mediet në vlerë prej 100 mijë euro, raporton EO.

“Këto 100 mijë euro për media nuk janë pjesë e planit të 5 milionë eurove. Përfaqësues të medieve kanë qenë në komunë dhe kanë diskutuar edhe me kryetarin e komunës dhe kanë parashtruar kërkesën që të subvencionohen me 50 mijë euro”.

“Kryetari i Prishtinës e ka rritur vlerën në 100 mijë euro për subvencionim. Por nuk do të ketë asnjë mendium të pavarur që nuk do të përfitojë nga këto mjete”, tha ai.

Të ngjashme