186 të vdekur nga epidemia e kolerës

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 12:58 | Nga

Në Jemen kanë vdekur 186 persona të prekur nga kolera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në Jemen janë regjistruar 14,064 raste të njerëzve të prekur nga kolera.

Epidemia ka prekur 14 provinca, duke përfshirë Sana-n ku janë regjistruar rreth 4.500 persona të infektuar.

Zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Christophe Boulierac, ka thënë se në Jemen janë 2.2 milionë fëmijë të kequshqyer me çka është shtuar rreziku që këta fëmijë të infektohen nga kolera.

Në deklaratë theksohet se UNICEF po punon me OBSH-në dhe organizata të tjera shëndetësore, sa i përket kësaj çështjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme