“Më 19 nëntor do ta rikonfirmoj fitoren”

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 08:32 | Nga

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Qëndron Kastrati, është shprehur i bindur që 19 nëntori do të jetë moment i kthesës në këtë komunë, pas fitores së Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se 22 tetori ka dëshmuar se qytetarët e Kamenicës janë të stërlodhur nga qeverisjet e kaluara.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Kastrati ka deklaruar se në raundin e dytë të zgjedhjeve pret që partitë e tjera ta marrin vendimin e duhur dhe për të mirën e qytetarit, duke e mbështetur Vetëvendosjen.

Ai ka premtuar se gjatë mandatit të tij qeverisës Kamenica do të ketë arsim në shërbim të nxënësve, cilësi në shërbime shëndetësore, administratë efikase me shërbime të digjitalizuara, ujë 24 orë dhe lumenj të pastër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme