Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 19 raste të reja me Covid-19.
Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349.
Ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i rasteve aktive është 434.
Njoftimi i plotë:
21 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 121 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.824.992 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.042 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 879 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349.
Në total numri i rasteve aktive është 434.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: