19 të vrarë pasi kamioni përplaset me makina në Meksikë

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Një kamion transporti është përplasur me një kabinë pagese dhe gjashtë automjete të tjera në një autostradë në Meksikën qendrore, duke lënë të paktën 19 persona të vdekur dhe tre të plagosur.

Frenat e kamionit me sa duket dështuan para se të përplasej në kabinën e pagesës dhe më pas në automjetet, duke ndezur një zjarr të madh në autostradën që lidh Mexico Cityn me shtetin Puebla, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Një deklaratë nga agjencia federale e rrugëve dhe urave të Meksikës tha se kamioni po transportonte sasi të mëdha shampo në atë kohë.

Automjetet e përfshira në aksident janë përfshirë nga flakët, ndërsa disa pranë kabinës së pagesës janë shkatërruar plotësisht.

Të ngjashme