Ardian Hysenaj, 19-vjeç nga Abria e Drenasit ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në Kroaci.
Lajmin për vdekjen e të riut e ka dhënë familja nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Pas një aksidenti në Kroaci, me dhimbje te thellë morem lajmin per humbjen e djalit të vllaut të mixhës, djali i Ejupit, Ardian Hysenaj 19-vjeqar. Te Allahut jem dhe te ai do kthehemi. Do te na mungosh dhe to te kujtojë gjithë jetën. Inshalla Zoti na takon ne boten tjeter te amshimit.. Zoti te past dergu ne Xhehnet perher e piklluar Familja Hysenaj”, thuhet në njoftimin e familjes.