Puna më e vështirë vjen tash, por Asociacioni e Demarkacioni duhet kryer

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 13:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova ndodhet para disa vendimeve të vështira, por sfidat duhet të tejkalohen. Ai tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë vendim i vështirë, por i domosdoshëm dhe punë që duhet të kryhet.

Zëvendëspresidenti Biden tha se Kosova duhet t’i përmbahet zotimeve të bëra në Bruksel dhe se këto janë kushte që duhet të përmbushen për t’u integruar në Evropë, ndërkaq potencoi se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës.

Duke u bazuar në fjalën e Thaçit për demarkacionin, Biden theksoi se është e rëndësishme që Kosova të jetë e përkushtuar në këtë çështje.

“E dimë që është dashur të shtyhen disa reforma, por janë vendimet e zorshme që sjellin fryte. E dimë që dhimbjet e luftës janë ende të freskëta por e vetmja mënyrë për Kosovën është një e ardhme e përbashkët”.

Biden kërkoi që institucionet relevante në vend të merren me luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Largoni zyrtarët e dënuar nga detyrat e shërbimit publik. Korrupsioni është kancer për çdo shoqëri, nëse nuk trajtohet atëherë zhvillimi i vendit nuk do të jetë i mundshëm”, tha Biden.

Biden tha se puna më e zorshme është tash, por duhet tejkaluar sfidat.

Zëvendëspresidenti amerikan foli edhe për kujtimet e tij që e lidhin me Kosovën.  Ai tha se duke kaluar korridoreve të Kuvendit pa fotografinë e ish presidentit Rugova.

“Po e shihja fotografinë e Rugovës dhe më kthehet kujtimi për të. Njerëzit në Amerikë më pyesin se pse vij sërish e sërish në Kosovë?

Kjo është se sa herë që vij, kthehem më i gjallërishëm dhe me shpresë, se e shoh se dekadat dhe shekujt e armiqësisë mund të tejkalohen. Do të largohem nga ky vend sot pasdite, me një shpresë të rimëkëmbur. Ju po më bëni që të ndjehem si hero”, theksoi Biden.

Ai tha se kjo vizitë ka domethënie të veçantë për familjen e tij dhe pikërisht për këtë ka marrë me vete edhe nipin dhe mbesën në mënyrë qa shohin Kosovën, ta shijojnë dhe ndjejnë.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, foli edhe për djalin e tij, ku emrin e tij do ta bart një rrugë në Sojevë të Ferizajt. Biden tha se djali i tij kishte një besim të thellë në Kosovën edhe pse këtu kishte qenë në një kohë të vështirë.

“Nganjëherë është mirë për t’i dëgjuar bijtë e tu….E ka kuptuar sa e rëndësishme do të bëhej Kosova për rajonin”.

“Për shkak të bujarisë suaj do të jem në një ceremoni për emërimin e një rruge të Bondsteel me emrin e djalit tim. Ju falënderoj për këtë respekt për familjen Biden”, nënvizoi Biden.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-pa-demarkacionin-dhe-asociacionin-kosova-mbetet-e-izoluar-nga-bota/

Të ngjashme