Edhe Gjermania mund të jetë kundër liberalizimit të vizave

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 13:58 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian në fund të javës së ardhshme do të debatojë raportet për Kosovën dhe Serbinë.

Këtë e ka konfirmuar, David McAllister, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, sipas të cilit në nëntor Parlamenti Evropian do të ketë një vendim final sa i përket dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Parlamenti Evropian është duke debatuar raportet mbi Kosovën dhe Serbinë. Do kemi votime në zyrën për politikë të jashtme në fund të javës, dhe në nëntor do kemi vendimin final. Parlamenti Evropian thekson përbërjen multietnike të Kosovës dhe Serbisë. Parlamenti e përkrahë dialogun si formë që të arrihet marrëveshja dhe konsideron se çdo marrëveshje mund të arrihet nëse pajtohen dyja palët. Ky është qëndrimi që parlamenti do ta ketë”.

Sipas tij,  liberalizimi i vizave duhet të bëhet sa më shpejtë në Kosovë pasi thotë se Kosova i ka plotësuar kriteret, megjithatë ai shprehet se shtetet anëtare janë ato që vendosin. Ai thotë se edhe Gjermani ka brenga rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Është vitale të ofrohet liberalizimi vizave pa vonesa të mëtutjeshme. Kam mendim se liberalizimi do përmirësojë stabilitetin dhe do ofrojë Kosovën me Evropën. Duke luftuar korrupsionin, Parlamenti Evropian ka votuar pro dhe janë shtetet anëtare që vendosin. Franca e Gjermania kanë disa brenga por duhet të ecim përpara. Çfarë ka arritur Kosova ka qenë e vështirë që t’i plotësojë ato kushte, p.sh. demarkacioni me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë sqarimin, ato vendime që janë marrë dhe të bëjmë të qartë që liberalizimi duhet të shoqërohet me luftimin e krimi, korrupsionit dhe migracionit. Nëse jeni duke punuar në këto çështje në mënyrë të vazhdueshme shpresoj që Këshilli Evropian të vendos së shpejti, dhe liberalizimi të bëhet më shpejtë”.

“Qeveria në Gjermani ose një pjesë e qeverisë, nuk ka marrë ende një qëndrim, është diskutim i brendshëm. Sipas mendimit tim, kam folur me gjermanët e francezët, pajtohemi që të inkurajojmë Kosovën në fushën e luftimit të korrupsionit dhe migracionit”.

“Kosova i ka plotësu të gjitha kriteret. Është me të vërtetë koha që shtetet anëtare të ofrojnë liberalizimin e vizave”.

Këto komente ai i ka bërë pasi është pritur në takim nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Edhe ky i fundit ka konfirmuar diskutimet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Nëse ka pasë një forcë determinuese që deputetët të veprojnë, ka qenë roli dhe kontributi i z. McAllister. Kemi rekomandim pozitiv të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Qëllimi vizitës është të informohet për proceset e rëndësishme që po kalon Kosova dhe dialogu,” është shprehur Hoxhaj.

Ditë më parë është ngritur shqetësimi se Franca dhe Holanda janë dy vende anëtare të BE-së që mund të kenë qëndrim kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

Të ngjashme