Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, janë pritur në takim nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, shkruan EkonomiaOnline.
Kosova aktualisht është duke pritur vendimin përfundimtar për vizat nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian.
Për me tepër, presidenti Thaçi gjatë takimeve në New York, pritet të marrë mbështjeje edhe për dialogun me Serbinë, në fazën finale që pritet të përmbyllë çështjen e normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve, negociata këto të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.