2 raste me Coronavirus në Durrës, burri dhe komshia pozitivë, gruaja negative

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Dy nga gjashtë rastet e infektuara në Durrës janë konstatuar pas paraqitjes në urgjencën e spitalit të Durrësit.

Personeli ka dyshuar dhe u ka bërë skaner e më pas testin e tamponit disa personave. Dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Burime spitalore bëjnë të ditur se dy personat janë një burrë dhe një grua në moshë të tretë, të cilët po mbahen nën mbikqyrje për të parë ecurinë e sëmundjes.

Burime për Top Channel mësojnë se burri dhe komshija kanë rezultuar pozitive me Covid, e ndërsa gruaja negative.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 në Shqipëri. nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.

Aktualisht ne shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Shqipëria ka aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme