Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur jemi në izolim për shkak të pandemisë së coronavirusit.
E gjatë kësaj kohe, shumë artistë kanë realizuar projekte të reja, madje të bashkangjitur edhe me videoklipe në kushte shtëpie.
E një prej tyre është kënga e re e reperit nga Ferizaj, 2 Ton e realizuar e gjitha në karantinë.
Fillimisht shfaqet reperi, e më pas ka bërë një përmbledhje me videot e dërguara nga fansat e tij.
“Boni t’fala” mban titullin kënga, të cilën tashmë e gjeni të lansuar edhe në platformën YouTube.
Tekstin dhe muzikën e këngës e ka realizuar vet reperi, kurse për ‘beat-in’ është përkujdesur Nego.
Ndërkohë, videoja i është besuar Da Neel Avdiu.
Përkundër situatës në vend, 2 Ton po vazhdon të jetë shumë aktiv me prurje muzikore.