Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend.
Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe dy viktima dhe 183 raste të reja me koronavirus.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 713 persona dhe janë vaksinuar 579 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 541 raste aktive.