2 viktima në Stanoc, dyshohet se pronari i një furre ka vrarë punëtoren e më pas veten

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina dyshohet se ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.

Sipas informacioneve, dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës.

Dy viktimat nuk kanë lidhje familjare mes vete, sipas insajderit.

Ndërsa motivet e kësaj ngjarje tragjike ende nuk dihen.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit. Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për motivin e kësaj tragjedie, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Të ngjashme