2-vjeçari jetim nga vrasja në Chicago, u mbrojt nga babai që po vdiste

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Nga veprimi i fundit heroik i babait të tij, Aiden McCarthy i mbijetoi vrasjes në paradën e 4 Korrikut në Chicago. 2-vjeçari tani ka mbetur pa asnjë nga prindërit – një jetim i të shtënave masive të Amerikës.

Kevin McCarthy dhe bashkëshortja e tij Irina ishin në mesin e shtatë persona që vdiqën pas shpërthimit të të shtënave të hënën nga çatia mbi turmën. Afër 40 u lënduar.

Aideni u mbrojt nga të shtënat nga trupi i Kevinit, edhe pasi burri u shtri i plagosur, i thanë të enjten Chicago Sun-Times gjyshërit e fëmijës.

Aiden “u nxor nga ku ishte përfundi babait të tij, i cili ende kishte gjakderdhje”, tha senatori Tammy Duckworth.

Familja kishin shkuar për ta parë paradën.

“Ata çmendeshin për fëmijën e tyre. Po planifikonin dy fëmijë”, ka thënë Duckworth.

Pas të shtënave, Aideni “po ecte në rrugë”, tha gjyshi i tij. Është një pamje të cilët të tjerët e kanë shkrepur dhe e kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

Një fqinj e pa fotografinë e tij në një faqe interneti dhe filloi të kontaktonte gjyshërit e tij.

Aiden përfundoi në stacionin policor pas ngjarjet ku u bashkua me familjarë.

“Kur e mora, ai tha: A do të vijnë mami dhe babi?, tha gjyshi i tij.

Më shumë se 2 milionë dollarë janë mbledhur sipas llogarisë GoFoundMe, që do ta mbështesin djalin “dhe kujdestarin/en që do të përkujdeset për rritjen e tij, kujdesin dhe mbështetjen gjatë jetës”.

Të ngjashme