20 punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 08:36 | Nga

20 punëtorë të kompanisë “Eco-Higjiena” nga komuna e Gjilanit, të cilët kanë qenë të angazhuar për pastrimin e rrugëve dhe për mirëmbajtjen e parqeve, rrezikojnë të mbesin pa vendet e tyre të punës, kjo për shkak të ndërprerjes së marrëveshjes për mirëmbajtjen dhe pastrimin e sipërfaqeve publike në mes të kompanisë “Eco-Higjiena” dhe Komunës së Gjilanit.

Zyrtarë të kompanisë “Eco-Higjiena” i kanë thënë gazetës “Zëri” se një largim të tillë janë të detyruar të bëjnë për shkaqe ekonomike, si dhe për shkak se këta punëtorë kanë qenë të punësuar në kuadër të marrëveshjes së përkohshme 5-mujore me Komunën e Gjilanit për mirëmbajtjen, e cila ka hyrë në fuqi më datën 02.05.2018 dhe skadon më datën 01.10.2018.

Ndërsa për këtë problem është në dijeni edhe Komuna e Gjilanit.

Zyrtarë nga kjo Komunë kanë premtuar që këta punëtorë do të strehohen në kompaninë e re, e cila do ta fitojë tenderin e ri.
Ndërsa deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Komuna e Gjilanit kanë thënë për gazetën “Zëri” që kompania “Eco-Higjiena” vazhdimisht shkel marrëveshjen për partneritet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme