Katër motra dhe bashkëshortët e tyre bëjnë pjesë në 20 viktimat që humbën jetën gjatë mbrëmjes së kaluar në një aksident me limuzinë.
Abigail Jackson, Mary Dyson, Allison King dhe Amy Steenburg ishin në makinë bashkë me bashkëshortët e tyre dhe po shkonin në një festë surpizë për ditëlindjen e njërës nga motrat.
Fatkeqsisht, nata mbaroi me tragjedi pasi që automjeti i tyre pësoi aksident rreth orës 2 të mëngjesit në New York.
Në total 18 persona që ndodheshin brenda limozinës humbën jetën, ndërsa dy të tjerë u goditën për vdekje.
Ky aksident në Amerikë po konsiderohet si më vdekjeprurësi që nga viti 2009, kur në një incident me aeroplan humbën jetën 50 persona.