20 vjet nga masakra e Rogovës, rrëfim për ngjarjen makabre

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 18:30 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë bërë 20 vjet nga masakra e Rogovës.

Pikërisht në këtë ditë, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka organizuar ligjëratën publike me temën: “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Rogovës”, raporton Ekonomia Online.

Menaxherja e Qendrës së Dokumentimin, Dea Dedi, bëri prezantimin historikut të kësaj masakre makabre.

Gjatë këtij prezantimi kanë qenë 26 persona të vrarë.

“Në shtëpinë e Rifat Berishës, erdhën shokët e tij Halit e Arben Gashi si dhe Milazim Shala. Të shqetësuar, ata kishin ardhur për të kërkuar ndihmë sepse në shtëpinë e Milazimit ishin disa ushtarë të plagosur të UÇK të cilëve u duhej ndihmë urgjente mjekësore. Rifat siguron një veturë të tipit Opel Ascona, dhe bashkë me shokët nisen për ta parë a ka forca policore afër urës që të qon në rrugën magjistrale. Pasi nuk vërejnë ndonjë gjë të dyshimtë, ata ndalen te lokali i Xhevdetit për t’i kërkuar kombin e tij për transportimin e ushtarëve”, tregon për rastin Dedi.

Rasti vazhdon sipas Dedit, kur iu kanë afruar urës në Rogovë. Aty sipas saj, Rifati vëren në largësi tre vetura.

“Rifati ndale veturën, dhe shkon te Xhevdeti për ta lajmëruar. Bashkarisht vendosin që të mos e vazhdojnë rrugën por të kthehen në fshat. Ata merren vesh që Xhevdeti të rrijë dhe të shoh se çfarë janë ato vetura që po vinin, ndërkohë që Rifati ta dërgojë kombin me ushtarë në shtëpinë e Xhevdetit në fshat. Posa mbërrijnë në oborrin e shtëpisë së Xhevdetit, Rifati troket në shtëpi për të kërkuar Shefqetin, vëllaun e Xhevdetit”, thotë Dedi, raporton Ekonomia Online.

Më pas sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, forcat serbe vrasin 15 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pas pak minutash, në oborr hyjnë forcat policore serbe që e kishin kapur Xhevdetin, ia kishin lidhur duart dhe e kishin rrahur rëndë. Kur policët shohin kombin përpolot me njerëz, ata drejtojnë armët dhe bëjnë thirrje për dorëzim. Ndërkohë, ushtarët e UÇK shkrepin armët dhe vrasin në vend një nga policët. Nga shkëmbimi i zjarrit aty mbesin të vdekur në vend 15 pjesëtarë të UÇK-se”, tha Dedi.

Përndryshe, fshati Rogovë në komunën e Gjakovës, banohej tërësisht me shqiptar me rreth 500 shtëpi. Më 26 janarin e 99-tën, ka qenë situatë e qetë dhe askush nga banorët nuk ishin larguar nga shtëpitë e tyre.

Të ngjashme