200 të rinj përfituan trajnim nga Banka Botërore dhe MKRS

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 12:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Botërore dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) organizuan ngjarjen informuese “Trajtimi i papunësisë së të rinjve dhe fragmentimi etnik në Kosovës”, duke prezantohen mësimet nga angazhimi 11-vjeçar i Bankës Botërore në përkrahje të zhvillimit të rinisë në Kosovë, si dhe një studim i ri socio-ekonomik për pjesën veriore të Kosovës “Projekti për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë”.

Që nga vitit 2005, Banka Botërore dhe Ministria e Kulturës e Kosovës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) kanë punuar së bashku për të ndërtuar ura midis të rinjve të përkatësive të ndryshme në Kosovë dhe për t’i fuqizuar ata përmes investimeve strategjike në njohuritë dhe aftësitë e tyre në mënyrë që ata të sigurojnë punësim kuptimplotë dhe t’i realizojnë idetë premtuese të tyre për biznes.

Gjatë viteve, më shumë se 10 000 të rinj kosovarë me prejardhje etnike të ndryshme nga i mbarë vendi kanë qenë të përfshirë në aktivitetet e Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë, shumë prej të cilëve kanë qenë në gjendje që të përfitonin nga ky program për ta filluar një karrierë ose për ta filluar biznesin e suksesshëm të ëndrrave të tyre.

Rinisë multietnike u janë ofruar trajnime për ndërmarrësi, kurse për zanate profesionale, mentorim biznesi dhe grante të vogla për biznese fillestare.

Projekti ofron rreth 200 grante për të rinjtë të cilët kanë ndjekur dhe përfunduar me sukses trajnimet për ndërmarrësi. Projekti ka për qëllim përkrahjen e të rinjve në themelimin, përparimin apo zhvillimin e bizneseve nëpërmes financimit për hapjen e bizneseve të reja apo zgjerimit të bizneseve të reja ekzistuese.

Trajnimet janë realizuar ne pesë rajone të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren) për të paktën 200 të rinj (18-35 vjeç) nga të cilët 30 për qind është nga grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara rinore.

Trajnimet kanë përfshirë aftësimin e të rinjve në fushën e teknologjisë informative, kontabilitetit, automekanikes, si dhe floktari dhe grim estetik.  Trajnimi i ndërmarrësis është ofruar bë bazë të katër moduleve të trajnimit, atë të ndërmarrësisë, marketingut, planifikimit të biznesit dhe planifikimit financiar.

Të ngjashme