Sistemi i ri i pagesave krijon tollovi në hyrje-daljet e QKUK-së

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 16:42 | Nga

Në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është duke u zbatuar një formë e re e pagesave në mënyrë elektronike në hyrje dhe dalje. E për këtë formë të re e pagesave përmes kuponëve, qytetarët po ankohen për shkak se po iu duhet të presin gjatë për të hyrë brenda.

Në një video të dërguar nga një lexues i Indeksonline shihen radhë të veturave që presin për të hyrë brenda oborrit të QKUK-së.

E në një tjetër video shihet që edhe ambulanca e rasteve emergjente është e bllokuar në këto kolona.

Faton Hajzeraj, zyrtar IT-së, menaxher i kontratës për menaxhim të hyrjeve-dalje për Indeksonline është shprehur se sistemi i ri elektronik i pagesave po funksionon mirë, dhe se vetëm njerëzit e papërgjegjshëm po dëshirojnë që ky sistem të dështoj.
Hajzeraj ka edhe një apel për qytetarët që të mos bllokojnë vijën emergjente në hyrje të QKUK-së.

“Njerëzit e papërgjegjshëm nuk janë tu e akceptu mirë këto, po dëshirojnë që ky sistem me dështu. Por projekti është tu funksionu shumë mirë, është elektronike, është me intervale kohore, domethënë nuk ka ma me pagu 1 euro e me ndal veturën dy javë ditë në QKUK që ka pas raste të tilla. Kjo tash është komplet çdo orë i llogaritet si pagesë, fillon me 50 cent 30 min, pastaj si të kalojnë 30 minuta bëhet 1 euro, pastaj për çdo orë tjetër llogaritet kah 50 cent ora. Po ju bëjë lutje të gjithë qytetarëve që vijën emergjente të mos e bllokojnë”, ka thënë Hajzeraj.

Hajzeraj ka shtuar se shpejti do të lansohet edhe një projekt tjetër që ka të bëjë me punëtorët e QKUK-së.

“Shumë shpejt kemi me filluat me një sistem tjetër elektronik, ku secili punëtor i QKUK-së do të pajiset me ID e pastaj me atë me u bë verifikimi i tyre, në sa ora kanë hy në punë, në sa kanë dal pauze, sa kanë dal prej punës. Kjo besojmë që do ta shtoi efikasitetin e punës”, ka thënë ai.

Shikoni pritjet në radhë të qytetarëve edhe në dalje të QKUK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme