Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 21 aktakuza kundër 30 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 11 persona, si dhe janë parashtruar 10 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj 12 personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona për vepër penale, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza kundër pesëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave,, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar pesë persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dy aktakuza ndaj katër personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre persona, si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në raste të ndryshme dhe ka parashtruar dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy personave.