Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 21 ankesa në lidhje me procesin e djeshëm zgjedhor.
Kështu ka bërë të ditur kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku.
“Ju informojmë se PZAP-i dje ka pranuar 21 ankesa nga subjektet e ndryshme politike në lidhje me procesin e djeshëm zgjedhor”, ka thënë Desku për Zërin.
Afati për ankesa në PZAP është hapur mbrëmë në orën 19:00, dhe partitë politike kanë afat 24 orë për të paraqitur ankesat e tyre.