216 emigrantë shpëtohen nga Malta

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

216 emigrantë që ndodheshin në dy barka të ndryshme në Detin Mesdhe janë shpëtuar nga një anije patrulluese e forcave të armatosura të Maltës, këta persona janë dërguar në këtë shtet.

Kombësia e këtyre emigrantëve akoma nuk dihet, në mesin e tyre është një grua shtatzënë dhe disa fëmijë.

Sipas Reuters, një zëdhënës i forcave të armatosura tha se anija patrulluese fillimisht është dërguar për t’i shpëtuar emigrantët që ndodheshin në një barkë që po përmbytej.

Më vonë, anija e ndërroi drejtimin dhe i mori edhe emigrantët e një barke tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme