22 aktakuza, kundër 38 personave për 24 orë

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme