22-vjeçari arrestohet në Pejë për “vrasje në tentativë”

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës – Njësia për Reagim pranë Stacionit Policor në Pejë, sot ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Njësiti për Reagim pran Stacionit Policor në Pejë, pas një pune operative ka arrit që ta arrestoi të dyshuarin L. L. Lindur me 1998, nё rrugën ‘Mbretresha Teuta’ nё Pejё.

“I dyshuari ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë I dyshuari është dërguar në Qendren e Paraburgimit në Prishtinë nё vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme