22-vjeçari që kanosi Zana Avdiun ndalohet për 48 orë, prokuroria: Do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arritur të arrestojë një person i cili dyshohet se ka kanosur analisten Zana Avdiu për shkak të postimit të saj për Granit Xhakën në Facebook. I arrestuari E.B., 22-vjeç, është ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha për Gazetën Express se ndaj të dyshuarit pritet të ndërmerren edhe veprime tjera ligjore.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh,  i dyshuar për veprën penale “Kanosja” dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore”, tha Ulaj për Express.

Zana Avdiu ka njoftuar se ka marrë shumë kërcënime dhe rastet i ka denoncuar në polici.

Policia është duke e hetuar këtë rast.

Të ngjashme