Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar 22-vjetorin e betejës së Baballoqit, duke thënë se kjo betejë ishte si fillim i luftës frontale të UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit.
Veseli ka shkruar se sot po po ashtu i kujtojmë 12 dëshmorët e Baballoqit dhe të gjithë dëshmorët e kombit që dhanë jetën për liri.
Statusi i tij i plotë:
Sot, më 21 prill bëhen 22 vjet nga Beteja e lavdishme e Baballoqit. Kjo Betejë ndryshe njihet edhe si fillim i luftës frontale të UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit.
Burrat e gratë që u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së aso kohe, ndikoi që shtrirja e luftës çlirimtare të jetë masovike.
Prandaj në këtë ditë historike, falemnderimi ynë i përjetshëm shkon për të gjithë ata që kapën pushkën për t’i dalë Zot atdheut.
Sot po ashtu kujtojmë 12 dëshmorët e Baballoqit dhe të gjithë dëshmorët e kombit që dhanë jetën për liri.
LAVDI!