220 qytetarë u trajtuan në Emergjencë për 24 orë

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar 220 pacientë gjatë 24 orëve të fundit.

“42 kanë marrë ndihmë mjekësore në Dhomën e Reanimimit (Kujdesit të Avancuar Emergjent), 35 në Dhomën e Shërbimit të Kirurgjisë, 81 në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe 53 në Dhomën e Shërbimit Ortopedik.

Ndërkohë, si pasojë e aksidenteve në komunikacion, 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente”, thuhet në njoftimin e SHKUK-së.

Të ngjashme