Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 23 raste të reja me COVID-19. Po ashtu, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa, janë shëruar edhe 26 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224,168 që nga fillimi i pandemisë, në total numri i rasteve aktive është 497.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,824,150 doza të vaksinës.
Deri më sot 821,281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, deri më sot janë dhënë 100,750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.