Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se janë duke u trajtuar 6 pacientë me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 3 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, si dhe 3 pacientë të tjerë janë post-Covid-19.

Ndërsa, 4 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 4 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme