23-vjeçarja e lënduar nga kulmi i Komunës del nga Kujdesi Intensiv pas dy javësh

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 14:57 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

23-vjeçarja që ishte lënduar nga rënia e kulmit në Prishtinë, po e vazhdon trajtimin në Klinikën e Neurokirurgjisë. E për gjendjen e saj ka folur për Ekonomia Online, drejtori i klinikës, Besnik Elshani.

Për më shumë se dy javë, 23-vjeçarja ka qëndruar në Kujdesin Intenziv Qendror, e cila iu është nënshtruar një operacioni në kokë për shkak të gjakderdhjes në indin trunor.

Elshani tha se gjendja e saj për momentin është stabile dhe se po merren me rehabilitimin e saj.

“Është paciente e cila ka qenë deri tani në Kujdesin Intensiv, pas operimit të kaluar në klinikën neurokirurgjisë këtu në Prishtinë”.

“Për momentin gjendja e saj është stabile. Ka dalë nga kujdesi intensiv dhe është stabile, në gjendje të mirë. Jemi duke u marrë me analizat shtesë laboratorike diagnostike si dhe me konsulta të tjera dhe që është e rëndësishme po merremi me rehabilitimin e saj që të riaftësohet shumë shpejt dhe të jetë e gatshme për lirim”, u shpreh ai.

Të ngjashme