24% e vendeve të punës nga turizmi në Shqipëri

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 15:48 | Nga

Shqipëria ka një numër të lartë të punësuarish në turizëm dhe renditet si vendi i tretë në botë që siguron punësim të lartë në këtë sektor.

Sipas të dhënave të raportit të World Travel and Tourism Council, WTTC, 24 për qind e vendeve të punës, ose një në 4 persona, janë të punësuar në turizëmit.

“Për 50 vjet e mbyllur nga bota, Shqipëria ende nuk mund të quhet destinacion i profilit të lartë turistik, por turistët tërhiqen nga produktet karakteristike të panjohura, kryesisht në rivierën shqiptare dhe Alpet e Shqipërisë”, thotë WTTC.

Sipas raportit të këtij institucioni, sipërmarrja në këtë sektor është duke lulëzuar dhe kjo do të thotë që autenticiteti është pika më e fortë e turizmit shqiptar.

Të punësuarit janë kryesisht kuzhinierë, staf hoteli, udhërrëfyes, ekuipazh krocerash, por dhe ekonomistë, grafistë, inxhinerë për kompanitë turistike, e deri te shërbimet e lavanterisë, prodhuesit e ushqimit, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme