Një 24-vjeçar nga Ferizaj është gjetur pa shenja jete në Brezovicë. F.Q. është gjetur pa shenja jete në shtegun e njohur si “Foleja e Shqiponjës” në Brezovicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar rastin.
“Informatën e kemi marrë rreth orës 14:10 dhe menjëherë njësitet përkatëse janë nisur në drejtim të Brezovicës, megjithëse rruga është shumë vështirë e kalueshme”, ka thënë Gashi.
Sipas raportimeve, 24-vjeçari ka rënë në humnerë, derisa po skijonte. Ai ishte student i arkitekturës nga Ferizaj.